- Ballina
- Rreth nesh
Rreth nesh
““Ujitja nuk ka të bëjë vetëm me dërgimin e ujit tek të mbjellat; ka të bëjë me ruajtjen e jetës, edukimin e komuniteteve dhe kultivimin e së ardhmes.”.”
IRIS
Funded by the European Union
Projekti i Përmirësimit dhe Rehabilitimit të Sistemeve të Ujitjes
Qeveria e Kosovës ka fituar grant nga Instrumenti i II-të i Bashkimit Evropian për para-anëtarësim, për Projektin për Përmirësimin dhe Rehabilitimin e Sistemeve të Ujitjes IRIS.
Objektivi zhvillimor i Projektit për Përmirësimin dhe Rehabilitimin e Sistemeve të Ujitjes për Kosovën është rritja e efikasitetit të shfrytëzimit të ujit dhe rritja e produktivitetit bujqësor në zonën e projektit.
Ky projekt ka tre komponentë.
1) Komponenti i parë, Rehabilitimi dhe Modernizimi i Skemës së Ujitjes Radoniqi-Dukagjini ka këto nënkomponentë:
- Rehabilitimi i Skemës së Ujitjes Radoniqi-Dukagjini; dhe
- (ii) Modernizimi i Skemës së Ujitjes Radoniqi-Dukagjini.
2) Komponenti i dytë, Ngritja e Kapaciteteve për Rritjen e Efiçiencës së Përdorimit të Ujit dhe Produktivitetit të Bujqësisë, synon të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e investimeve në infrastrukturë të mbështetura nga komponenti 1 dhe të rrisë kapacitetet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), komunave, ofruesit të ujitjes dhe fermerëve.
3) Komponenti i tretë, Menaxhimi, Koordinimi, Monitorimi dhe Vlerësimi i Projektit, synon të mbështesë ngritjen e një Njësie për Zbatimin e Projektit (NjZB) e cila do të bazohet në përvojën në zbatimin e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR) dhe do të përshtatet për nevojat e aktiviteteve të projektit.
Projekti IRIS është i përkushtuar për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e sistemeve të ujitjes Radoniqi – Dukagjini, duke kontribuar në rritjen e prodhimit bujqësor dhe në përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve rurale. Projekti synon të krijojë një bazë solide për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore, duke respektuar nevojat mjedisore dhe ekonomike.
Punimet e parapara me projekt IRIS
•Rehabilitimi i rrjetit dhe instalimeve elektrike per dy stacionet e pompave dhe automatizimi i të gjitha strukturave në kanalin kryesor duke përfshi edhe sistemin SCADA;
•Rehabilitimin e pikmarrjes G-2 dhe pusetës ndarëse për nën-sistemin “D” në Prizren;
•Rehabilitimi i zyreve Administrative në Prizren si dhe depove në Prizren & Xërxë;
•Mekanizimi për operim dhe mirëmbajtje në NjP Dukagjini
Rehabilitimi & Përmirësimi i Sistemit të Ujitjes IRIS-Komp 1
Projekti aktual
•Kjo komponentë e projektit si vazhdim ka për synim të përmirësoj dhe modernizoj sherbimet e ujitjes me qëllim të uljes së humbjeve të ujit dhe kostove të prodhimit si dhe futjen e kulturave më fitimprurese nën sistemin e ujitjes dhe rritjen e produktivitetit bujqësor ;
•Me rehabilitimet e parapara në projekt do të përmirsohen sherbimet e ujitjes në siperfaqe totale prej 11,750 ha në nivel të KRU Radoniqi-Dukagjini duke rritur kështu siperfaqet e ujitshme 4,000 ha në tri nënsiteme (Qerim + Janosh me 3,200 ha dhe nënsistemi “D” në Dukagjin 800 ha)
Përmirësimi i Infrastrukturës
Lorem ipsum dolor sit amet, consecte adipiscin elit.
Përfitime për Bujqësinë
Lorem ipsum dolor sit amet, consecte adipiscin elit.
Qëndrueshmëri dhe Inovacion
Lorem ipsum dolor sit amet, consecte adipiscin elit.
Bashkohuni me Ne
Lorem ipsum dolor sit amet, consecte adipiscin elit.
Projekti i Përmirësimit dhe Rehabilitimit të Sistemeve të Ujitjes
IRIS
Cilesi
Qëllime
Projekte
Bujq të shërbyer
Ekipa JONE
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eius tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim adiqua minim veniam quis nostrud exercitation ullamco incididunt magna aliqua veniam quis nostrud.