IRIS

Punëtori: Startimi i IRIS – Projekti për Përmirësimin dhe Rehabilitimin e Sistemeve të Ujitjes

Sot u shënua fillimi i “Projektit për Përmirësimin dhe Rehabilitimin e Sistemeve të Ujitjes” në Liqenin e Radoniqit. Kjo nismë synon të përmirësojë efikasitetin e ujit, të rrisë produktivitetin bujqësor dhe të përmirësojë standardet e jetesës rurale në Kosovë.
Me një investim 10 milionë euro nga Bashkimi Evropian,  po krijohet një sistem i qëndrueshëm i ujitjes që mbështet rritjen e bujqësisë dhe zhvillimin ekonomik. Ky projekt do të ofrojë shërbime të përmirësuara të ujitjes për 10,000 hektarë dhe do të përfitojnë 7,000 përdorues të ujit, falë bashkëpunimit me Bankën Botërore.

Projekti në fjalë është i financuar nga një grant i Bashkimit Evropian, administrohet nga Banka Botërore dhe zbatohet përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.