IRIS

Fillimi i punimeve për Përmirësimin dhe Rehabilitimin e Sistemit të Ujitjes Radoniqi-Dukagjini

Projekti IRIS përuroi në Lugbunar të Gjakovës, fillimin e punimeve për odernizimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini.

Ky projekt u përurua nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe nga shefi i zyrës për bashkëpunim të Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen Steinbaek, të përcjellë edhe nga zv/shefja e Bankës Botërore për Kosovë, Jane Millicent – Sprouster dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Projekti IRIS ka vlerë 9.15 milionë euro, është i financuar nga një grant i Komisionit Evropian, administrohet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kjo komponentë e projektit si vazhdim ka për synim të përmirësoj dhe modernizoj sherbimet e ujitjes me qëllim të uljes së humbjeve të ujit dhe kostove të prodhimit si dhe futjen e kulturave më fitimprurese nën sistemin e ujitjes dhe rritjen e produktivitetit bujqësor

Me rehabilitimet e parapara në projekt do të përmirsohen sherbimet e ujitjes në siperfaqe totale prej  11,750 ha në nivel të KRU Radoniqi-Dukagjini duke rritur kështu siperfaqet e ujitshme  4,000 ha në tri nënsiteme (Qerim + Janosh me 3,200 ha dhe nënsistemi “D” në Dukagjin 800 ha)