IRIS

Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian vizitojnë në terren punët e kryera në sistemin e ujitjes Radoniqi–Dukagjini

Carole Megevand, Menaxhere për Kosovë në Bankën Botërore, vizitoi nga afër sistemin e rehabilituar dhe modernizuar të ujitjes Radoniqi–Dukagjini në kuadër të projektit IRIS.

Me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian prej 9.1 milionë eurosh, projekti ka mundësuar modernizimin e sistemit përmes pajisjeve dhe teknologjisë së re. Pas funksionalizimit të plotë, sistemi pritet të zgjerojë sipërfaqen nën ujitje me afro 4,000 hektarë dhe të rrisë produktivitetin bujqësor në rajon.

Rreth 7,000 fermerë në komunat e Gjakovës, Prizrenit dhe Rahovecit do të përfitojnë nga furnizimi më i qëndrueshëm me ujë, menaxhimi më efikas dhe mundësi të reja punësimi në sektorin agro-biznes.

“Ishte kënaqësi të takoja të gjithë akterët që kontribuuan në suksesin e projektit. Duke dëgjuar drejtpërdrejt fermerët për përfitimet nga ky sistem modern, kuptohet qartë potenciali për rritjen e prodhimit dhe diversifikimin e kulturave bujqësore,” tha Megevand.

Ky bashkëpunim mes Ministriné e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural partnerëve ndërkombëtarë dhe institucioneve lokale po kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e bujqësisë dhe zhvillimin ekonomik rural në Kosovë.