IRIS

Takimet për angazhim të komunitetit

Dy takime me komunitetin u organizuan nga KRU Radoniqi, në bashkëpunim me NjZP/MBPZHR, në rajonin e Gjakovës për të diskutuar projektin e rehabilitimit të ujitjes. Takimi i parë u mbajt në fshatin Novosellë e Ulet në nëntor 2024 dhe i dyti në fshatin Qerim në janar 2025. Qëllimi i të dy takimeve ishte informimi i banorëve për objektivat e projektit, aktivitetet e planifikuara dhe përfitimet e sistemit të përmirësuar të ujitjes.

Të pranishmit shprehën mbështetje të fortë për projektin, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e adresimit të sfidave të ujitjes në rajon. Takimet dhanë gjithashtu një mundësi për banorët që të takojnë kontraktuesin dhe mbikëqyrësin e punimeve, duke fituar një kuptim më të thellë të ekzekutimit të projektit dhe duke adresuar çdo shqetësim.

Banorëve iu b; me dije se mund të kontaktojnë KRU Radoniqin dhe NjZP-në për çfarëdo shqetësimi përmes mekanizmit të ankesave, duke siguruar komunikim të hapur gjatë gjithë projektit. Për më tepër, pesë banorë vendas u emëruan vullnetarisht në Grupin e Angazhimit të Komunitetit, i cili do të monitorojë nga afër zbatimin e projektit dhe do të raportojë çdo shqetësim.

Si përfundim, takimet nxitën përfshirjen e komunitetit, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin, të cilat janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të projektit.